Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, dekoroi kryeparlamentaren Elisa Spiroplasin me Urdhrin e Shën Olenës, Klasa e Parë, me urdhër të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ky është një nga nderimet më të larta që u jepet grave për merita të veçanta në mbështetjen e shtetit dhe shoqërisë ukrainase.

“Në emër të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kam nderin dhe kënaqësinë të njoftoj se me Dekretin Nr. 617/2025 të Presidentit të Ukrainës, të datës 23 gusht 2025, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, është dekoruar me Urdhrin e Shën Olenës, Klasa e Parë — një nga nderimet më të larta shtetërore të Ukrainës.

Spiropali është nderuar me këtë dekoratë të lartë për:

kontributin e saj të rëndësishëm dhe personal në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shtetëror ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë;

mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës;

veprimtarinë e saj të angazhuar në fushën e bamirësisë;

dhe përpjekjet e saj të vazhdueshme në promovimin e Ukrainës në arenën ndërkombëtare.

Kjo dekoratë është shenjë e mirënjohjes së thellë nga ana e popullit ukrainas për solidaritetin e treguar në momentet më të vështira të historisë sonë të re, si dhe për miqësinë e sinqertë që vazhdon të forcojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona.

E urojmë përzemërsisht Elisa Spiropali për këtë vlerësim të merituar.”, deklaroi ambasadori Shkurov.