Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për evakuim në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë për shkak të situatës së rëndë me zjarret.
Ministria e Mbrojtjes thotë se zjarret po përhapen me shpejtësi.
“THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, njofton ministria e Mbrojtjes.