Leonardo DiCaprio u përball me një… moment të sikletshëm në Ibiza kur Policia vendase e ndaloi dhe e kontrolloi, pa e njohur se cili ishte. Aktori 50-vjeçar, i cili zakonisht e fsheh fytyrën me maska dhe kapele, u shfaq në një festë private me tekila, por nuk i shpëtoi një inspektimi që ndodh për të gjithë të ftuarit.
Në një video të publikuar nga Daily Mail, Leonardo DiCaprio shihet duke pritur me durim radhën e tij për t’u kontrolluar, teksa shoqërohej nga partnerja e tij, modelja 27-vjeçare Vittoria Ceretti. Një burim i brendshëm i tha ekskluzivisht “Page Six” se urdhëri ishte që të kontrolloheshin që të gjithë dhe se aktori nuk bënte përjashtim.
“Çdo person u kontrollua dhe u identifikua,”- tha burimi.
Eventi i mbyllur ishte i organizuar në një vilë private nga Patron dhe aktori dhe këngëtari spanjoll Aaron Piper. DiCaprio është një vizitor i rregullt në Ibiza dhe ka bërë pushime në këtë vend disa herë përgjatë viteve. Më herët këtë muaj, ai dhe Ceretti u fotografuan duke hipur në megajahtin e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në ishullin spanjoll. Çifti mori pjesë gjithashtu në dasmën e Bezos dhe Sánchez në Venecia të Italisë, në qershor.
DiCaprio është i lidhur me modelen me origjinë italiane që nga vera e vitit 2023.