Dy aktorët u panë së bashku në Gjermani, gjatë një udhëtimi me varkë në lumë për të promovuar filmin e tyre të ri, The Naked Gun.
Në një video të publikuar nga Paramount Pictures Germany në TikTok më 25 korrik, Anderson shihet duke u përkulur mbi kangjellat e varkës, duke rikrijuar lëvizjen ikonike të Rose, ndërsa Neeson e mban nga pas, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga legjendare “My Heart Will Go On” nga Celine Dion.
Në një intervistë për “Access Hollywood” e transmetuar më 28 korrik, Liam Neeson pranoi: “Kisha frikë se ajo do të binte në ujë.”
Shprehja e tij në video e konfirmon këtë shqetësim. Ndërsa Anderson e shijon momentin me entuziazëm, Neeson duket dukshëm i tensionuar gjatë gjithë skenës.
Liam Neeson ishte i pari që foli hapur për ndjenjat e tij ndaj Pamela Anderson. Sipas një burimi të afërt me aktorët, ai ishte “i magjepsur që nga momenti i parë”. Marrëdhënia e tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave në Hollywood. Siç raporton Us Weekly, 73-vjeçari Neeson hapi zemrën i pari gjatë xhirimeve të filmit.
“Liam dhe Pamela janë një çift i shkëlqyer. Ata kanë personalitete që përputhen – Liam është më i tërhequr dhe i qetë, ndërsa Pamela sjell një energji të gjallë që ai e adhuron.”, tha një burim.
Thashethemet për një romancë nisën në vjeshtën e vitit 2024, kur Neeson i tha revistës People se ishte “çmendurisht i dashuruar” me Anderson. Ndërkohë që promovimi i filmit ka vazhduar gjatë verës, ata kanë folur publikisht për njëri-tjetrin në intervista.
Në korrik, Neeson tha:
“Mendova, ‘O Zot, ajo është kaq simpatike’. U mahnita nga prania e saj. E dija që kishte kimi mes nesh.”
Më 22 korrik, në premierën e filmit në Londër, ata tërhoqën vëmendjen në tapetin e kuq. Anderson e puthi Neeson në faqe dhe i mbajti dorën me butësi, duke forcuar më tej zërat për lidhjen mes tyre.
Një burim për Us Weekly deklaroi: “Pamela dhe Liam po takohen. Gjithmonë ka pasur kimi në sheshxhirim dhe miqësia e tyre u zhvillua natyrshëm në diçka më shumë.”
Megjithatë, as Neeson dhe as Anderson nuk e kanë konfirmuar apo mohuar publikisht lidhjen.
Burime të afërta pohojnë se Neeson ka fituar mbështetjen e djemve të Anderson-it, ndërsa aktorja është pritur ngrohtësisht nga miqtë e ngushtë të bashkëshortes së ndjerë të Neeson, Natasha Richardson.
Djali i madh i Pamela-s, Brandon Thomas Lee, në një intervistë për Access Hollywood më 28 korrik, u shpreh me kujdes:
“Ata janë bashkë-yje të mrekullueshëm. Kanë një kimi të shkëlqyer në ekran. Ishte punë e mirë – të dy ishin të shkëlqyer. Është bukur t’i shohësh të dy në një komedi.”