Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar si “shumë të dobishme” bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të zhvilluara dje në Alaskë. Mediat ruse raportojnë se Putin, menjëherë pas samitit, ka thirrur sot një takim në Kremlin për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Vizita në Alaska ishte shumë e dobishme”, u shpreh Putin, duke shtuar se ka diskutuar me Trump “pothuajse për të gjitha fushat e bashkëveprimit tonë”.
Ndërkohë, sipas gazetës amerikane New York Times, Putin i ka kërkuar Trump që të sigurojë rikthimin e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në Ukrainë. Po ashtu, ai ka kërkuar edhe garanci sigurie për kishat ortodokse ruse në territorin ukrainas. Këto kërkesa janë konsideruar nga burime diplomatike si disa nga temat kryesore të tryezës së bisedimeve.
Ky zhvillim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet SHBA–Rusi, ndërsa çështja e Ukrainës mbetet një ndër temat më të ndjeshme në politikën ndërkombëtare.