Shkencëtarët thonë se Toka do të rrotullohet pak më shpejt sot duke parashikuar se dita 24-orëshe do të shkurtohet me 1,25-1,51 milisekonda.

Sipas TimeandDate, ky është parashikimi i International Earth Rotation, Reference Systems Service dhe U.S. Naval Observatory.

Tokës i duhen 86,400 sekonda për të bërë një rrotullim të plotë. Një milisekondë është 0.001 sekonda. Ky ndryshim është kaq i vogël sa nuk do të ketë një ndikim të madh në jetën e përditshme.

Ekspertët thonë se është pozicioni i Hënës ai që shkakton ditët më të shkurtra, por nuk janë plotësisht të bindur.

“Shkaku i këtij përshpejtimi nuk shpjegohet. Shumë shkencëtarë besojnë se është brenda Tokës. Oqeani dhe modelet atmosferike nuk e shpjegojnë këtë përshpejtim”, thotë Leonic Zotov nga Moscow State University.

Trendi i ditëve të shkurtra ka nisur prej vitit 2020.

Në korrik të 2020 pati një ditë 1,47 milisekonda më të shkurtër. Një tjetër ditë në qershor 2022 u shkurtua me 1,59 milisekonda.

Sigurisht ne as nuk e kemi kuptuar, por shkencëtarët shqetësohen se ditët më të shkurtra mund të kenë ndikime afatgjata negative.

Forcat divergjente mund të bëjnë që oqeani të shkojë drejt ekuatorit duke rritur nivelin e detit dhe përmbytur tokat. Nëse planeti vazhdon të përshpejtojë ritmin, dita 24-orëshe mund të shkurtohet me dy orë.

Kjo do të çorientonte orën biologjike të njeriut dhe mund të sh