Paris Saint Germain ka ngritur trofeun e Superkupës së Evropës, duke mposhtur Tottenham Hotspur në një finale dramatike që u vendos pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt përfundoi me barazim 2-2, ndërsa skuadra franceze u tregua më e saktë nga pika e bardhë.

Tottenhami e nisi më mirë ndeshjen, duke ushtruar presion mbi kampionët e Evropës dhe duke kaluar në epërsi në minutën e 39-të me golin e Micky van de Ven. Vetëm dy minuta pas rifillimit të pjesës së dytë, Christian Romero dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë me kokë.

PSG u përpoq të reagonte, por goli i Bradley Barcolës në minutën e 67-të u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë, parizienët nuk u dorëzuan. Kang-In Lee shënoi në minutën e 85-të, ndërsa Gonçalo Ramos barazoi shifrat në 2-2 në minutat shtesë (90+4′).

Meqë UEFA ka eliminuar kohën shtesë në këtë kompeticion, skuadrat kaluan direkt në penallti. PSG realizoi të katër goditjet e saj, duke siguruar një fitore të madhe dhe duke shtuar një tjetër trofe në vitrinën e klubit.