Takimi i sotëm në Alaskë mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump u zhvillua në një atmosferë respekti të ndërsjellë.

Putin theksoi rëndësinë e fqinjësisë mes dy vendeve dhe kujtoi bashkëpunimin historik gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai u shpreh optimist se kjo trashëgimi e përbashkët dhe dialogu i hapur mund të shërbejnë si bazë për përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së.

“Negociatat janë zhvilluar me respekt reciprok. Dua të falënderoj Trump për takimin në Alaskë, sepse kjo tregon që jemi fqinj. Thashë kur dola nga avioni që “Përshëndetje fqinj”. Ishujt që janë të ndarë nga SHBA janë 4 km larg mes dy vendeve tona. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Alaska ishte qendra e furnizimit me armë, por palët u përpoqën të arrijnë një fitore të përbashkët. Para km nga vendi ku jemi është një varrezë e ushtarëve rusë dhe roli fisnik i tyre. Jam i sigurt që kjo trashëgimi do të na ndihmojë për të bërë raporte të mira. Na u desh ta ndryshonim këtë nga përballja te dialogu. Tani unë dhe Presidenti i SHBA Trump kemi pasur një kontakt shumë pozitiv. Këto ishin 4 vite të vështira mes nesh. Personalisht thashë që lufta në Ukrainë ka të bëjë me motivet e nisjes, nëse këto kushte nuk ndryshojnë do ketë tragjedi. Trump është përpjekur t’i japë fund për të dhënë paqe. Bie dakord me Presidentin Trump që siguria e Ukrainës duhet të garantohet, ne do të punojmë që të arrijmë këtë qëllim. Ne nuk do ta përdorim këtë takim për të nënshkruar marrëveshje të fshehta. Kur administrata e re amerikane erdhi në pushtet shprehu interesin të bashkëpunojmë.”-tha Putin.