Sipërmarrësi Sokol Çili ka replikuar në rrjetet e tij sociale me një deklaratë të kreut të Lëvizjes Bashkë Arlin Qori

Çili ka reaguar me tone të forta në rrjetet sociale ndaj deklaratave të kreut të Lëvizjes BASHKË, Arlind Qorri, i cili shpesh herë ka akuzuar sipërmarrjen se ushtron forma të reja të skllavërisë ndaj punëtorëve.

Çili, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt diskursit të Qorrit, shkruan se “biznesi është motori i ekonomisë së një vendi, dhe shtylla kryesore e kapitalizmit dhe zhvillimit”, duke e cilësuar të papranueshme trajtimin që i bëhet sipërmarrësve të ndershëm në diskursin publik.

“Kam shumë respekt për ty sepse dukesh njeri i pastër dhe me parime, por të lutem, mos intimido dhe mos e ul askënd që merret me biznes të ndershëm”, shkruan Çili, duke iu drejtuar personalisht Arlind Qorrit.

Ai denoncon gjithashtu një fenomen shqetësues që, sipas tij, po i kushton rëndë sektorit privat, punëtorët e rremë që kërkojnë viza pune përmes kompanive shqiptare dhe më pas zhduken.

“Shumë kompani biznesi vuajnë skemën që punëtorët e rremë bëjnë, duke shkuar pranë kompanive për të marrë viza dhe pastaj largohen”, deklaron sipërmarrësi, duke shtuar se shumë kompani janë goditur rëndë nga kjo sjellje:

“Njoh me dhjetëra kompani që kanë patur goditje me ikjen e punëtorëve natën.”

Çili thekson se përveç shpenzimeve për trajnim dhe paga, bizneset përballen edhe me barrën fiskale.

“Biznesi paguan dhe i trajnon shumë prej tyre, e për më tepër paguan taksa”, shkruan ai, duke sugjeruar se situata është jo vetëm e padrejtë por edhe e demotivueshme për çdo sipërmarrës që punon ndershmërisht.

Në përfundim të statusit të tij, ai jep një mesazh të qartë:

“Unë mbështes ekonominë e mirë dhe biznesin!”, duke apeluar për më shumë respekt ndaj sektorit privat dhe kontributit të tij në zhvillimin e vendit./Lexo.al 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sokol Cili (@sokolcili)