Bashkia e Dropullit në Gjirokastër ofron atraksione kulturore për të eksploruar për të gjithë të apasionuarit pas historisë.

Kryeministri Edi Rama ka promovuar këto site arkeologjike të Dropullit, që nga qyteti antik i Adrianopolit deri te kisha e Lindjes së Virgjëreshës.

Por jo vetëm kaq, edhe bukuritë natyrore janë një tjetër atraksion turistik, sikurse është Ujëvara e Selckës.

“Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e Lindjes së Virgjëreshës, si dhe mes peizazheve unike, ku natyra ka skalitur monumente të gjalla si Ujëvara e Selckës”, ka shkruar Kryeministri Rama në një postim në Facebook.