Achraf Hakimi po përballet me probleme ligjore lidhur me një hetim të nisur në mars të vitit 2023. Prokuroria franceze ka propozuar ngritjen e një padie penale ndaj mbrojtësit të Paris Saint-Germain, i dyshuar për përfshirje në një rast përdhunimi.
Ngjarja e dyshuar ka ndodhur në shkurt të vitit 2023, kur një 24-vjeçare pretendon se Hakimi e ka detyruar në një akt seksual pa dëshirën e saj. Ajo e raportoi rastin në polici në të njëjtën ditë, por nuk bëri menjëherë kallëzim zyrtar.
Më vonë, i dërgoi mesazhe prokurorëve duke përshkruar atë që përjetoi. Tani, hetuesi do të vendosë nëse rasti do të shkojë në gjykatë ose do të mbyllet.
Nëse procedimi nis dhe Hakimi shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim deri në 15 vite burg. Gjatë gjithë kohës, futbollisti ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar rastin si një përpjekje për shantazh financiar.