“Keni thënë ndonjëherë ‘faleminderit’?” – e kishte pyetur zv.presidenti amerikan JD Vance Zelenskyn në shkurt, duke e kritikuar se nuk tregonte mjaftueshëm mirënjohje për mbështetjen që kishte marrë nga Uashingtoni.

Të hënën, Zelensky e bëri. Tetë herë vetëm në fillim.

Fjalët e tij hyrëse në Zyrën Ovale ishin një varg falënderimesh, kryesisht për Trump.

“Faleminderit shumë, zoti President, nëse mundem, para së gjithash, faleminderit për vëmendjen tuaj. Faleminderit shumë për përpjekjet tuaja, përpjekjet personale për të ndalur vrasjet dhe për të ndalur këtë luftë. Faleminderit,” tha Zelensky.

Ai përfshiu edhe Zonjën e Parë të SHBA-së, e cila kishte dërguar një letër Putinit për fëmijët ukrainas të rrëmbyer.

“Duke përdorur këtë rast, faleminderit edhe për gruan tuaj.”

“Dhe faleminderit të gjithë partnerëve tanë dhe që keni mbështetur këtë format. Pas takimit tonë, do të kemi liderë përreth nesh, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë… të gjithë partnerët përreth Ukrainës që na mbështesin. Faleminderit atyre. Faleminderit shumë për ftesën tuaj.”

Lideri ukrainas në Zyrën Ovale tha edhe tre “faleminderit” të tjera, jo të drejtuara ndaj Trump-it, gjatë përgjigjeve për pyetjet e gazetarëve.