Ditët e nxehta të gushtit janë drejt fundit, por kjo nuk i ndalon pushuesit nga mbarë bota të shijojnë peisazhet e mrekullueshme dhe ujërat e kristalta të Jonit.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, ndau rrëfimet e pushuesve shqiptarë dhe të huaj për Rivierën tonë, veccanërisht për Himarën, Dhërmiun dhe Borshin që kryeministri i cilësoi si plazhe fantastike.
“Bregdeti i Himarës, Dhërmiut dhe Borshit, ku plazhet janë fantastike, mikpritja gjithashtu, por më emocionuese akoma janë rrëfimet e vetë pushuesve shqiptarë e nga vende të ndryshme të botës për përvojat në rivierën tonë”, shkruan Rama krahas videos.