Për gati dy vite Adriatik Lapaj erdhi vërdallë Shqipërisë duke promovuar garën. Edhe në zgjedhjet e 11 Majit ai promovoi skemën e familjarëve si garanci që mandatin do ta merrte lista e hapur. Madje edhe kur nisi konflikti me Endrit Shabanin, argumenti i Lapajt ishte se lufta e tij ishte për parimet. Ai zotohej se nuk po luftonte për mandatin e tij, por për listën e hapur.

Mirëpo sot ai i suprizoi të gjithë dhe i kërkoi Kolegjit Zgjedhor që mandati të mos i shkonte listës së hapur, por t’ia jepte motrës së tij Kleana Xhuveli, e cila ishte futur në listën e mbyllur si garanci.

Pyetja tani shtrohet: Me çfarë guximi Lapaj i kërkoi Kolegjit që t’ia kalonte mandatin motrës së tij, ndërkohe që votuesit nuk kanë votuar për të, por për kandidatët e listës së hapur?

Kjo është hera e dytë në keto zgjedhje që Lapaj dredhon nga ajo që ka premtuar publikisht. Publiku ende i ka të freskëta zotimet e tij se po të merrnin një mandat ai do të jepte dorëheqjen, pasi ai nuk po luftonte për një karrige deputeti…

Tani mbetet për t’u sqaruar nëse ai i ka gënjyer votuesit me vetëdije, duke ndjekur modelin e Sali Berishës, apo dikush po sillet si pronar i mandatit të tij dhe po e pengon të mbajë premtimet?/Javanews.al