Kjo e martë ka shënuar ditën më të nxehtë të valës afrikane në Shqipëri, me temperaturë 42 gradë në hije, ndërsa në diell ato arrijnë në 47 gradë.
Sipas sinoptikanëve, kjo valë e të nxehtit ka sjellë temperatura 10 gradë mbi normalen.
“Kjo e martë ka sjellë temperatura ekstremisht të larta, 10 gradë mbi normalen për sa i përket muajit gusht, duke bërë që maksimumet të jenë regjistruar 42 gradë në qarkun e Beratit, Shkodrës, kryeqytetin, po ashtu edhe Elbasani, ku janë regjistruar 40-41 gradë,” tha Hakil Osmani.
Duke nisur nga e mërkura, kemi tërheqje të valës së të nxehtit afrikan, duke bërë që minimumet të sjellin një natë dhe mëngjes më të freskët.
“Duke filluar nga e mërkura në vijim kemi rënie graduale të temperaturave, ku deri në fundjavë do të zbresin në 37-38 gradë”, thotë meteorologu.
Muaji gusht pritet të na shoqërojë me kthjellime të shumta dhe temperatura që luhaten mes 36-38 gradëve.
“Moti i qëndrueshëm… gushti me temperatura të nxehta 36-39°C.”
Këto temperatura ekstreme vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike, duke sjellë ditë të nxehta, thatësirë dhe mungesë reshjesh.