Nëse Ukraina ndahet, jo vetëm do ndihet e tradhtuar nga Amerika, por më keq akoma, në vend që Donald Trump të mbante premtimin “Ta bëjmë Amerikën të mëdhe përsëri”, do çonte tek “Rusia e Madhe”.
Kjo është analiza gjeopolitike që bëri në një intervistë via skype juristi Kreshnik Spahiu për Repot Tv, me gazetaren Marsela Karapanço.
Ai theksoi se nga ky samit, presidenti rus Vladimir Putin është më i favorizuar dhe avantazhuar, pasi po del nga izolimi i tij diplomatik pas 3 vitesh luftë dhe mijëra viktimash e valës së shkatërrimit dhe tjetra, nuk do të pranojë marrëveshje pa ndarjen e Ukrainës. Çdo ditë që kalon, Putin është më i fituar, kurse Trump ka disavantazhe problematikën ekonomike dhe politike brenda dhe jashtë SHBA-ve, zgjedhjet e ardhshme pasi i mbaron mandati, shqetësim që nuk e ka homologu rus.
Sipas Spahiut, zgjidhjet e vetme mbeten vetëm dy: Lufta deri në fund dhe paqja nëpërmjet ndarjes së territoreve. Nëse Ukraina ndahet, Trump humbet premtimin e tij dhe në vend të bëjë Amerikën e Madhe, do të bëjë Rusinë.
“E rëndësishme është që Trump t’i përmbahet sloganit me të cilin ka ardhur në pushtet: Bëje Amerikën përsëri të madhe!
Pra si do përfundojë ky takim, a rrezikon të dali Rusia e Madhe?! Nëse paqja arrihet me ndarje territoresh e të Ukrainës, se ky mund të jetë skenari i vetëm. Dy do jenë opsionet: I pari është se lufta mbetet e vetmja zgjidhje për të çliruar Ukrainën, pasi Rusia nuk tërhiqet pa territore”, tha ai.
Dhe më tej juristi shpjegoi tezën e tij:
“Kjo çon te zgjidhja e dytë, nëse nuk bëhet me luftë nga SHBA dhe Europa ushtarakisht, opsioni i dytë është paqja. A tërhiqet Rusia nga Ukraina? Jo! E bën vetëm nëse i pranohet marrja e 3-4 prej krahinave. Vetëm Krimeja e pranon bashkimin me Rusinë, të tjerat nuk e pranojnë me referendum, ndaj Putin imponohet. Pra kemi ose ndarjen e Ukrainës, ose luftë”.
Por ndarja e Ukrainës dhe njohja e saj, do të ishte një precedent i rrezikshëm edhe për vendet e tjera, pra krijimin e ish-Bashkimit Sovjetik, apo Rusisë së Madhe.
Pas Ukrainës, Putin do të niste me Republikat Balltike apo me Moldavinë dhe deri në Ballkan dhe ky do ishte rrezik serioz.
“Realiteti është pushtimi i këtyre krahinave dhe në këmbim Rusia njeh Ukrainën e garanton paqen në të ardhmen. Por kjo ka precedent negativ. Nëse njihet ndarja e Ukrainës, shkelet rendi botëror dhe të drejtat ndërkombëtare dhe hapet praktika për Rusinë për të cenuar republikat e tjera Letonia, Lituania dhe Estonia, me pakicë ruse 25%, që në moment të caktuar mund të krijojë destabilitet. Mund të jetë e cenuar edhe Moldavia, që ka krahinë separatiste dhe të tentojë bashkimin me Rusinë dhe kjo të shtrihet deri në Ballkan, ku Rusia do mbështesë Serbinë”, argumentoi Spahiu për Report Tv.