Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas protestës masive të mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Ajo e cilësoi protestën si një zë të fuqishëm kundër një padrejtësie historike dhe një akt solidariteti gjithëshqiptar.

“Protesta rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj mbajtjes së padrejtë të ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, në kundërshtim me çdo standard ligjor, moral e njerëzor,” shprehet Spiropali.

Sipas saj, drejtësia nuk mund të përmbyset dhe viktimat nuk mund të shndërrohen në agresorë.