Ndërtimi i Spitalit të Kirurgjisë Kardiovaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shkon drejt fundit.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamjet në rrjetet e tij sociale.

Shefi i qeverisë thotë se ky spital është një nga investimet më të rëndësishme në sistemin shëndetësor në Shqipëri.

“QSUT – ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan kryeministri.