Në një ceremoni të mbajtur dje në Presidencën e Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa mori shtetësinë Republikës së Kosovës. Ndër të pranishmit ishte edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili shprehu krenarinë që si Britania ashtu edhe Kosova e konsiderojnë Duan si të tyren.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Hargreaves publikoi disa foto nga ceremonia duke shkruar ishte një nder i madh të takonte Dua Lipën dhe të festonin një talent kaq të veçantë.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë të dyja krenare që ta quajnë Dua Lipën të tyren. Faleminderit Presidente Osmani për ftesën në ceremoninë e veçantë ku Dua Lipa u nderua me nënshtetësinë e Republikës së Kosovës. Ishte një nder i madh të takoja Duan dhe të festonim një talent kaq të veçantë. Pres me padurim të shoh performancën e saj sonte në Sunny Hill Festival. Mos harroni të na vizitoni në #BritishCorner gjatë festivalit”, ka shkruar ambasadori.