
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike prej rreth 40 minutash me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë kohës që ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, në mes të takimeve me presidentin ukrainas Zelensky dhe liderë evropianë.
Lajmi u konfirmua nga Kremlini, përmes një zëdhënësi të Putinit, i cili tha se telefonata është realizuar, pa dhënë shumë detaje mbi përmbajtjen e saj.
Mediat ruse kanë raportuar për bisedën, por deri tani nuk është bërë publike se çfarë është diskutuar konkretisht.