Njerëzit e vetmuar janë ata që nuk kanë nevojë të jenë vazhdimisht të rrethuar nga të tjerët. Ata e shijojnë shoqërinë e vetvetes dhe u pëlqen të bëjnë gjërat vetëm. E kuptojnë rëndësinë e të qenit vetëm me mendimet e tyre, duke i dëgjuar nevojat e brendshme dhe duke u përpjekur të përmirësohen përmes eksplorimit personal.

Gaforrja
Sado e çuditshme që mund të duket, Gaforret nuk ndihen në siklet apo keq kur janë vetëm. Atyre u pëlqen shumë shtëpia dhe shpeshherë, bota e jashtme u duket si një barrë.

Për shkak se i duan shumë njerëzit, çdo mundësi zhgënjimi apo sjelljeje që mund t’i lëndojë, i shtyn të tërhiqen dhe të fshihen në “guaskën” e tyre. Edhe pse u pëlqen argëtimi dhe mund të dalin shpesh, nuk kanë aspak frikë nga vetmia dhe e vlerësojnë kohën që kalojnë me veten.

Virgjëresha
Virgjëreshat lodhen lehtësisht nga prania e njerëzve. Ato e shijojnë vetminë dhe u pëlqen të humbasin në mendimet e tyre. Për shkak se janë zakonisht të turpshme dhe të rezervuara, nëse nuk ndihen rehat në një situatë shoqërore, do të preferojnë të qëndrojnë vetëm në shtëpi. Përpjekja për t’u përmirësuar vazhdimisht i bën ato të çmojnë kohën e kaluar me veten.

Akrepi
Akrepi pëlqen të jetë i zhytur në mendimet e veta, edhe pse nuk e ka problem praninë e njerëzve. Ai gjen kënaqësi në dëgjimin e mendjes së tij, pa shpërqendrime. Kur ka një qëllim apo fiksim pas një personi ose projekti, ai tërhiqet në vetvete, planifikon me kujdes dhe përqendrohet maksimalisht.

Bricjapi
Bricjapët mund të jenë jashtëzakonisht shoqërorë në një moment dhe, në tjetrin, tërësisht të kënaqur në vetmi duke bërë gjërat e tyre. Ka raste kur një Bricjap preferon vetminë dhe shmang çdo ndërveprim të panevojshëm shoqëror – dhe është e vështirë të kuptohet kur ndodh kjo dhe kur jo.

Peshqit
Shenja më imagjinative ndër të gjitha, Peshqit e duan vetminë. Ata pëlqejnë të bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre dhe të tërhiqen në botën e tyre të fantazisë. Megjithatë, herë pas here, ndiejnë nevojë për kontakt shoqëror, por sapo kjo nevojë plotësohet, ata mund të qëndrojnë gjatë vetëm, të zhytur në botën e tyre.