Vendi ynë këtë të dielë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.
Temperatura maksiamle do të shënojë vlerën 36 gradë Celcius.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s.