Presidenti amerikan Donald Trump foli sot për takimin e tij të ardhshëm me Vladimir Putinin në Alaska.
Ai tha se e konsideron “shumë respekt” që presidenti rus po takohet me të në tokën amerikane dhe mendon se dyshja do të ketë “biseda konstruktive” të premten.
Por komentet e tij mbi një “shkëmbim të mundshëm tokash” me Ukrainën mund të mos i pëlqejnë Presidentit Volodymyr Zelensky, i cili ka këmbëngulur se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga asnjë tokë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.
Trump tha se do të ketë “disa shkëmbime tokash” dhe “disa ndryshime në tokë” si pjesë e një marrëveshjeje. Ai e di këtë “përmes Rusisë dhe përmes bisedave me të gjithë”, tha Trump.
Ky “shkëmbim tokash” do të jetë “për të mirën e Ukrainës”, thotë ai. “Gjëra të mira, jo të këqija”.
I pyetur nëse Zelensky ishte i ftuar në takimin e së premtes, Trump tha se presidenti i Ukrainës “nuk ishte pjesë e takimit”, por se ai “mund të shkonte” nëse donte.
Trump tha gjithashtu se shpreson të caktojë një takim të ardhshëm midis Zelensky-t dhe Putinit dhe ofron t’u bashkohet dyshes “nëse ata kanë nevojë”.
Nëse Putin propozon një “marrëveshje të drejtë” gjatë bisedimeve të së premtes, Trump tha se do t’ua përcjellë atë udhëheqësve evropianë, përfshirë (si telefonatën e tij të parë) Zelensky-t.
“Ndoshta në dy minutat e para do ta di saktësisht nëse mund të arrihet apo jo një marrëveshje,” shti ai. Një gazetar e pyet se si do ta dijë.
“Sepse kjo është ajo që bëj unë, bëj marrëveshje,” tha ai.