Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund ta ndalë luftën me Rusinë në çdo moment, nëse vendos ta bëjë këtë.

Përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, Trump theksoi se disa objektiva të Ukrainës janë të paarritshëm.

“Zelensky ka mundësinë të ndalojë menjëherë konfliktin me Rusinë, ose mund të zgjedhë të vazhdojë luftën. Duhet kujtuar si nisi gjithçka. Krimea, e cila iu dha Rusisë gjatë administratës Obama, nuk do të kthehet më, dhe hyrja e Ukrainës në NATO nuk është një opsion realist. Ka gjëra që thjesht nuk ndryshojnë.“- shkroi Trump.