Ditën e djeshme në rrjetet sociale qarkulloi një video nga koncerti i Luiz Ejllit, ku një fanse iu afrua gjatë performancës dhe i tregoi një shkrim me fjalët: “Je këtu prej fansave”.

Në pamje shihet se Luizi nuk reagoi, çka u komentua gjerësisht dhe solli kritika ndaj tij për indiferencën.

Pas këtyre reagimeve, këngëtari ka zgjedhur të japë një përgjigje nëpërmjet një postimi në InstaStory. Ai ka shpërndarë një video ku shihet duke bërë foto dhe duke u përshëndetur me fansat pas koncertit.

Krahas pamjeve, ai shkruan: “Kësaj here nuk i kisha sytë e mbyllur, sepse gomën nuk e ndërroj me ndjenjë që t’i mbaj sytë e mbyllur.”

Në këtë mënyrë, Luizi ka lënë të kuptohet se nuk i kishte parë gjestet e fanses për shkak se ishte i përqendruar në performancë, ndërsa theksoi se nuk mungon asnjëherë në përkushtimin ndaj publikut të tij.