Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula, të cilët prej kohësh janë përfolur për një lidhje romantike, kanë qenë mes emrave më të komentuar të Sunny Hill Festival këtë vit.

Dyshja performoi bashkë në skenë, ku nuk mungoi afrimiteti mes tyre një element që është bërë gjithnjë e më i dukshëm në paraqitjet e fundit publike.

Përveç performancës energjike, në rrjet po qarkullon një video nga prapaskenat, ku Xhensila dhe Ledri shihen duke kërcyer shumë pranë njëri-tjetrit.

Në një moment të videos, dëgjohet Xhensila duke i thënë Ledrit: “Jemi bërë histori”, një frazë që lidhet me zërat që po qarkullojnë për ta kohët e fundit.

Gjatë koncertit, një nga momentet më të komentuara ishte kur Ledri i puthi dorën Xhensilës në skenë, një gjest që u prit me brohoritje nga publiku, por që njëkohësisht ngjalli diskutime në rrjete sociale për natyrën e raportit të tyre.

Në një tjetër moment, ata u panë duke qeshur tek shihnin njëri-tjetrin në sy, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe intime që u kap menjëherë nga kamerat dhe fansat.