Vendi ynë edhe këtë të diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet mealternime vranësirash mesatare deri të dendura e kthjellimesh kryesisht pas orëve të mesditës.
Vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malor hera-herës deri mesatar.
Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor e intensitet duke u izoluar në relievet malore deri në ndërprerjen graduale të tyre.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.