Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku janë diskutuar zhvillimet në frontin e luftës dhe ndërprerjen e agresionit rus.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Zelensky përmes një postimi në platformën X (ish-Tëitter), ku ka ndarë detaje nga biseda me kreun e qeverisë shqiptare.
“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë. Edi Rama. E informova shkurtimisht për situatën në front dhe për zhvillimet në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për ta përfunduar këtë luftë dhe për t’i dhënë fund vrasjeve sa më shpejt të jetë e mundur,” shkruan Zelensky.
Ai shton se janë diskutuar edhe përgatitjet për takime në forume ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me vendet partnere:
“Diskutuam përgatitjet për takime në forume të mëdha ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta të angazhimit me partnerët.”
Në fund të mesazhit të tij, Presidenti ukrainas ka falënderuar Kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar për qëndrimin e tyre të qartë dhe të vazhdueshëm në mbështetje të Ukrainës:
“Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë. Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën.”
I had a good conversation with the Prime Minister of Albania @ediramaal. I briefly updated him on the situation at the front and in diplomacy. We are working with all our partners to end this war and stop the killings as soon as possible.
We discussed preparations for meetings… pic.twitter.com/5Sabb4frx0
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 7, 2025