Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur këtë të hënë se po planifikohet një takim me përfaqësues të SHBA-së.
Zelensky shprehet se do të diskutohet me të dërguarin special të SHBA-së Keith Kellogg për përgatitjet për një takim të mundshëm me Presidentin rus Vladimir Putin .
Zelensky, gjatë një takimi të përbashkët në Kiev me Kryeministrin norvegjez, deklaroi se zyrtarët amerikanë dhe ukrainas pritet të takohen për të diskutuar temën e takimit, si dhe garancitë e mundshme të sigurisë, më vonë këtë javë.