Saga për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka marrë fund me zgjedhjen e kryetarit të ri. Lëvizja Vetëvendosje propozoi deputetin Dimal Basha në krye të Kuvendit, propozim i cili u miratua me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenim.
Pas zgjedhjeve të shkurtit, u deshën më shumë se 40 seanca konstituimi dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të cilat u finalizuan sot me zgjedhjen e liderit të Kuvendit.

Kjo ishte seanca e katërt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës. Finalizimi me zgjedhjen e kreu të Kuvendit është një lajm tepër pozitiv i cili zgjidhi ngërçin politik dhe ekonimik disa mujor në Kosovës, në një klimë me tensione të shtuara gjeopolitike rajonale dhe botërore.