Një vatër zjarri është raportuar të jetë ndezur në pyllin pranë uzinës së Poliçanit. Burime bëjnë me dije se flakët kanë marrë përmasa të mëdha pranë zonës C, siç njihet, nga ku ndodhen magazinat me lëndë plasëse.

Në vendngjarje janë paraqitur menjëherë forcat zjarrfikëse, ushtria si dhe një helikopter i Bazës së Kuçovës.

Autoritetet ndodhen gjithashtu në vendngjarje dhe bëjnë apel për ndihmë pasi shpërthimi i magazinave për pasojë do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është 200 metër më tutje.