Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka reaguar mbi situatën e zjarreve që kanë përfshirë ditët e fundit zonën e Fushë Arrëzit.

Në një postim në rrjete sociale, ai e përshkruan ndërhyrjen nga ajri si vendimtare për vendosjen nën kontroll të flakëve.

Ai vlerëson bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe atyre të huaja, duke theksuar se kontributi ajror ishte thelbësor për të shmangur përhapjen e zjarrit dhe dëmet e mëdha në pyjet dhe zonat e banuara.

‘Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër’, shkruan ai.