Zjarret në Shqipëri kanë vijuar edhe ditën e sotme, edhe pse me intensitet më të ulët nga ditët e mëparshme.

Një nga vatrat e mëdha të zjarrit është ajo e evidentuar në malësinë e Mirditës, ku po digjen masivi pyjor dhe bimësi në sipërfaqe të tëra.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se në Mirditë, prej disa orësh po operon edhe avioni italian “Canadair”, duke ardhur në ndihmë të shuarjes së flakëve.

Deri tani nga operacionet e shuarjes avionët Canadair kanë rezultuar shumë efektivë, pasi janë edhe të specializuar për këtë lloj fenomeni natyror.