30 minuta nga Asambleja Kombëtare, anëtarët janë parë duke u drejtua drejt hyrjes së Pallatit të Kongreseve. Atmosfera rritet ndërsa priten zhvillimet e rëndësishme të ditës.

Delegatët e Asamblesë socialiste mblidhen sot në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Rreth 350 delegatë do të dëgjojnë fillimisht fjalimin e kryesocialistit Rama, i cili do të ndalet edhe në detaje të programit qeverisë, ndërsa më pas pritet të shpalosë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.

Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt. Po sot, Rama do të zbulojë edhe emrin e numrit 2 të qeverisë, postin e zv.kryeministrit, si edhe kandidaturën për Kryetar Kuvendi dhe kreun e grupit të PS.

Pas mbledhjes në Asamblesë, po në Pallatin e Kongreseve, kryesoacialisti Rama do të mbledhë grupin parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Nga ana tjetër, në kampin blu, edhe demokratët në 13:00 do mbledhin grupin.