Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s të rrëzojnë çdo avion rus që shkel hapësirën e tyre ajrore.

Trump i bëri këto komente gjatë një takimi dypalësh me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“A mendoni se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën e tyre ajrore?” pyeti një gazetar.

“Po, mendoj,” u përgjigj Trump.

Pak ditë më parë, dy avionë luftarakë rusë shkelën për rreth 12 minuta hapësirën ajrore të Estonisë, duke iu afruar kryeqytetit të Talinit. Pilotët rusë kishin fikur radiot e komunikimit dhe nuk kishin dhënë më herët informacione për fluturimin e tyre.