Pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një fjalimi të mbajtur së fundmi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e ka quajtur të turpshme njohjen e Palestinës së fundmi nga Franca dhe Britania e Madhe, delegacionet u larguan nga salla.

Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga Ministria e Jashtme për Report Tv, e cila sqaron se delegacioni shqiptar ishte prezent në sallë.

Ministria thotë në reagim se ata që u larguan nga salla ishin delegacionet e tjera, ndërsa delegacioni ynë ka qënë aty duke respektuar fjalën liderëve.

“Pas interesimit të Report Tv nëse delegacioni shqiptar ka qënë i pranishëm në sallën Asamblesë së OKB, në momentin që ka mbajtur fjalën Kryeminsitri i Izraelit Benjamin Netanjahu, Ministria e Jashtme sqaronse delegacioni ynë ka qënë aty duke respektuar fjalën liderëve. Delegacioni shqiptar është i pranishëm në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB gjatë gjithë Javës së Nivelit të Lartë, për të respektuar fjalën e secilit prej liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare. Varësisht agjendës së punimeve dhe pjesemarrjës në aktivitete paralele, në sallë mund të jenë të pranishëm në sistem rrotacioni, anëtarë të ndryshëm të delegacionit. Edhe në momentin e fjalës kombëtare të Izraelit, delagacioni shqiptar ka qenë prezent në sallë”, thuhet në reagim./Report Tv