Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij shqiptare Almeda Abazi janë takuar me Kryeministrin Edi Rama.

Sipas fotos që ka publikuar në Instagram vetë aktori turk, takimi ka ndodhur në Parkun e Edenit në Kryeministri.

Tolgahan Sayisman shprehet entuziast për këtë takim, teksa Kryeministrin Rama e konsideron lider vizionar dhe arkitekt të një vendi që shikon me shpresë drejt të ardhmes.

“Është një nder i madh për mua të jem në të njëjtën kornizë me liderin vizionar të Shqipërisë, Edi Ramën. Arkitekti i një vendi që shikon me shpresë drejt së ardhmes… Energjia dhe vizioni i tij janë vërtet frymëzuese. Jam i bindur që edhe në mandatin e ri 4-vjeçar do të realizojë gjëra të mrekullueshme për Shqipërinë. Me shumë respekt, i dashur Kryeministër @ediramaal”, ka shkruar në Instagram aktori turk.