Një një grafit kërcënues ndaj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti është identifikuar mbrëmjen e kaluar. Konkretisht grafiti është identifikuar pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës.
Siç raportojnë mediat e Kosovës, lidhur me këtë grafit nuk ka as të arrestuar dhe as të dyshuar, por me urdhër të prokurorit është hapur rasti për kanosje. Grafiti i shkruar në gjuhën serbe në shkrimin cirilic në shqip thotë “Me agimin që po lind në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.
Rastin e ka konfirmuar vetë zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, Veton Elshani i cili tha se shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendosur më herët në rrjetin social Telegram.
“Pas orës 21:00 një shkrim është duke u shënuar në një mur që ne e kemi hapur pas konsultimeve me prokurorinë si kanosje. Nuk ka të dyshuar, ka pasur shkrime edhe në rrjetin social serb ‘Korridori’ pastaj edhe në mur është shkruar”, tha ai.