Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet një seancë gjyqësore ndaj Faton Klinakut, i cili po përballet me akuza për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kryeministri tashmë është paraqitur në gjykatë lidhur me këtë çështje.

Përveç Klinakut, edhe një person tjetër me inicialet N.S. është i përfshirë në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, që lidhet me një incident të ndodhur më 30 gusht 2023, në rrjetet sociale.

Prokuroria pretendon se atë ditë, Klinaku ka shpërndarë një postim me përmbajtje kërcënuese që kishte në shënjestër Kurtin, veprim që konsiderohet si kanosje në bazë të ligjit.