Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ishte sot në Qendrën Komunitare Multidisiplinare, ku mori pjesë në shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore për fëmijët në nevojë në nisje të vitit të ri shkollor. Sulaj tha se Bashkia Tiranë do të japë gjithmonë mbështetjen maksimale për fëmijët.

“Shkolla është ndër hapat e para më të rëndësishme të fillimit tuaj dhe Bashkia e Tiranës jo vetëm këtu, por në çdo qendër tjetër sociale do ju ndihmojë, që të paktën të bëjmë të mundur që gjërat bazike apo gjërat kryesore të mos ju mungojnë asnjëherë. Do jemi në ndihmën tuaj, në krahun tuaj dhe gjithmonë dijeni që Bashkinë e Tiranës e keni mbështetjen tuaj, të gjithë familjeve, të gjithë fëmijëve.

Për fillimin e vitit të ri shkollor kemi marrë të gjithë masat, si me Policinë Bashkiake, si me ndërmarrjet të paktën që në të gjithë shkollat të mos ketë zënie të hapësirave, të mos ketë probleme me hyrjet e daljet. Policia Bashkiake do asistojë të gjithë nxënësit në daljen e hyrjen pas mbarimit të shkollës dhe unë dua t’ju falënderoj, sepse na e bëni ditën më të bukur dhe unë edhe si banor i kësaj zone, do jem gjithmonë në mbështetje tuaj, të fëmijëve, të të gjithë kërkesave që ju do keni. Bashkia e Tiranës do jetë me ju, me fëmijët, sepse siç thashë fëmijët janë dielli i gjithë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”, u shpreh nënkryetari Sulaj.