Eva Murati ka qenë kryefjalë e mediave veçanërisht pas dasmës së ish-të dashurit të saj, Genar Topallit. Por teksa të gjithë u fokusuan tek ajo çfarë ndodhi, duket se u zbulua edhe raporti romantik që moderatorja ka.

Sipas mediave online Eva është në një lidhje me biznesmenin italian Adriano Beau, i cili prej disa kohësh është parë shpesh pranë saj në shoqëri të ngushtë. Një lidhje kjo, që vijon prej më shumë se një viti. Adriano është një biznesmen i njohur që operon në Itali, Angli, madje edhe në Shqipëri.

Çifti është bashkë në një lidhje të konsoliduar dhe rrethi i tyre i ngushtë janë në dijeni të këtij raporti. Një emër i njohur në fushën e biznesit, por edhe të VIP-ave, duket se Adriano është njeriu që ka fituar zemrën e moderatores sportive.

Për jetën e tij private pak dihet, veç lidhjes me Evën , duke preferuar që të ketë një profil të tërhequr nga mediat, si në vendin tonë, ashtu edhe në Itali.