Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, tashmë që rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është certifikuar përfundimisht.
Më 4 shtator, Kolegjin Zgjedhor rrëzoi përfundimisht ankimin e PD për 11 majin. Presidenti Bajram Begaj firmosi thirrjen e Kuvendit të ri në datën 12 shtator, një ditë pas Asamblesë së PS, ku pritet të mësohen edhe emrat e qeverisë Rama.
“Pak kohë ka kaluar nga momenti kur janë zhvilluar këto zgjedhje por ky proces, por edhe zgjedhjet e më përpara, në mënyrë të arsyetuar ne na nxisin për të sjellë në vëmendje të politikës dhe kuvendit, që pritet të konstituohet në këtë fundjavë, disa prej aspekteve që ne mendojmë se do të duhet të vendosen në axhendë prioritare. Çështja e integrimit është prioritet jo vetëm për qeverinë por edhe për kuvendin, por në kuadër të kësaj, unë vlerësoj se do të duhet të adresohen shumë çështje që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me aspektin administrative dhe të tjera. Do të duhet në kuadër të një reforme reale të plotë e të vërtetë, partitë politike të rikonsiderojnë së pari, organizimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Përbërja partiake e këtyre komisioneve ka treguar se është dështim s ai përket administrimit profesiaonal dhe integritetit të procesit. Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me financimin e partive. Ka nevojë për qartësui dhe plotëshmëri. Rrregullat për financimin e palëve të treta dhe eksperienca e këtyre zgjedhjeve ka konfirmuar nevojën për të adresuar këtë cështje.