Betohet sot qeveria e re. Ministrat e rin të kabinetit qeveritar, që doli nga zgjedhjet e 11 majit, do të betohen sot para presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ceremonia do të mbahet në orën 10:00.
Pas dekretimit, ministrat e rinj pritet të nisin menjëherë ushtrimin e detyrës në postet e reja.
Ndryshimet në kabinet u propozuan nga Kryeministri Edi Rama dhe u votuan në Kuvend mes polemikash politike dhe protestash verbale nga opozita parlamentare.