Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Genar Topalli teksa ka shpërndarë foto nga ceremonia, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga sot nis një kapitull i ri.

Ai thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës, që e shnndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.

“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri.

Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës – një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.

Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”, shkruan Genari.

Në fund ai nënvizon se është njeri me fat që ka gjetur Cindyn, teksa nuk harron të falënderoj të gjithë miqtë e familjarët që festuan për dashurinë e tyre.

“Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë – sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime.

Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm.

Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë”, përfundon ai.