ë Presidencë po zhvillohet ceremonia e betimit për ministrat e rinj. Pas betimit, Rama pritet të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Seanca e së enjtes, e parashikuar si maratonë, u ndërpre për më pak se gjysmë ore për shkak të tensioneve. Shkak u bë fjala që kryeministri “i dha” ministres virtuale Diella, Maxhoranca nuk e toleroi sjelljen kaotike të deputetëve demokratë dhe, pas disa paralajmërimeve, kaloi në votim programin dhe kabinetin qeveritar.

PD kërkoi më vonë me një shkresë zyrtare në Kuvend anulimin e seancës plenare dhe përsëritjen e saj. Demokratët e konsideruan përdorimin e ministres virtuale nga ana e Ramës si veprim në kundërshtim me ligjin dhe si provokim ndaj opozitës. Ata argumentuan se sjellja e tyre nuk përbënte shkelje të etikës parlamentare, por ishte një formë reagimi e përdorur edhe në parlamente të tjera, duke sjellë si shembull një rast në Parlamentin Europian.