Këtë të enjte është mbledhur Këshilli i Lartë i Prokurorisë ku në rendin e ditës ka pasur dhe shqyrtuar lirimin nga detyra të drejtueses së BKH Aida Hajnaj të cilës i ka mbaruar mandati. Në fjalën e saj kryetarja e KLP-së Mirela Bogdani ka lexuar vendimin e propozuar për të liruar nga detyra drejtuesen e BKH-së.
Votimi për lirimin e saj është marrë me 6 vota pro dhe 4 vota kundër.
Detyrën përkohësisht deri në emërimin e drejtuesit të ri do ta marrë zv.drejtori i BKH-së Jon Keta, i cili është dhe kandidat për drejtimin e saj.
Aktualisht komisioni i verifikimit të pasurisë dhe figurës ka dërguar shkresat pranë SHISH dhe institucioneve të tjera për kontrollin e e pasurive dhe figurës së shtatë kandidatëve konkurrentë.