Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit. Niko Peleshi është zgjedhur në këtë post, duke marrë mbështetjen e shumicës parlamentare.

Në procesin e votimit morën pjesë deputetët e legjislaturës së re. Ndërkohë, opozita, në shenjë proteste ndaj procesit, nuk përdori fletë votimi, por hodhi pankarta simbolike në sallë.

87 deputetë pjesëmarrës ishin në votim. Vota të vlefshme Niko Peleshi mori 84 vota dhe 3 kundër.