Në Hagë ka nisur dita e tretë e dëshmisë së James Rubinit, dëshmitar i mbrojtjes të Hashim Thaçit.

Me të nisur seanca, ai u pyet nëse ishte në dijeni se Hashim Thaçi kishte kërcënuar ndonjëherë Veton Surroin.

Rubin tha se ka qenë në dijeni të ketë pasur ndonjë kërcënim fizik.

“Ta ndajmë pak kërcënimin fizik, nga kërcënimi moral. Jo nuk kam qenë në dijeni të ketë pasur ndonjë kërcënim fizik, por e di që ka qenë kjo ka pasë presion ideologjik pro ose kundër pavarësisë, sepse kjo ishte kryesore për për lëvizjen gjatë luftës. Edhe Albright e ka kërcënuar Hashim Thaçin, e ka kërcënuar dhe i ka thënë: Po nuk nënshkrove, po i lë njerëzit të pambrojtur nga serbët. Dhe sigurisht më pas dëgjova se është kërcënuar edhe zotëri Demaçi që është personi kryesor dhe dua të shtoj diçka. Dje më bëtë shumë pyetje për zotëri Demaçin dhe unë nuk u përgjigja për diçka të rëndësishme. Ky ishte person me status në lëvizjen e tyre – ky është ekuivalenti i Nelson Mandelës atje, që ishte burgosur për shumë vite dhe kishte një pushtet të jashtëzakonshëm moral ndaj lëvizjes për çlirim. Pra, kërcënimet nuk kanë qenë fizike”, tha Rubin.

Më pas gjykatësi, Fergal Gejnor, gjatë marrjes në pyetje, lëshoi një pjesë të një dokumentari të vitit 2000 të publikuar nga BBC ku ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, i referohet Thaçit si lider.

Rubin tha se Albright e ka pasur fjalën për udhëheqësin e delegacionit. Ai tha se dëshironin që Thaçi të bëhej udhëheqësi që ta ta drejtonte kombin e tij drejt lirisë.

“Unë mendoj se ajo ka zgjedhur me shumë kujdes fjalët e saj sepse këtë punë bëjnë sekretarët e shtetit. Ajo nuk tha lideri, por tha një prej liderëve dhe ka një dallim të madh këtu. Lideri është njëjës, por në këtë kontekst ajo e krahasoi me Gerry Adams dhe kjo është e rëndësishme. Lideri i një grupi që urojmë të udhëhiqte kombin e tij drejt lirisë. Një drejtues, një udhëheqës. Kjo është fjala që ka përdorur edhe presidenti Clinton me të, edhe Albright, edhe unë. Ne donim që ai të kthehej në një udhëheqës, udhëheqësi i një kombi që më pas do të ishte me shpresë i lirë. Meqë më pyetët për shprehjen dhe thatë lideri, po ju korrigjoj, ajo tha drejtuesi, drejtuesi i një delegacioni që ishte zgjedhur nga delegacioni shqiptar. Në atë takim ai ishte një person, si kryetar, si kryegjykatësi. Ishte një prej. Në qoftë se ka thënë udhëheqësi i delegacionit është e saktë, sepse kërkonte aftësi udhëheqëse”, tha Rubin.