Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës është tashmë pjesë zyrtare e dy programeve të përbashkëta doktorale në Austri, në fushat e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare & Menaxhimit dhe Shkencave të Edukimit & Komunikimit.

Ky hap historik i cili zhvendos Universitetin e Shkodrës në rang ndërkombëtar sa i përket prestigjit u realizua nga impenjimi i drejtpërdrejtë i deputetes së Qarkut Shkodër, znj. Edona Bilali. Pas një dekade e angazhuar në akademi si pedagoge në Universitetin e Tiranës, Edona Bilali ka përfunduar me sukses një nga këto programe doktorale në Austri, duke u diplomuar me vlerësimin maksimal “Summa Cum Laude”, niveli më i lartë akademik dhe profesional që ofrohet. Në ceremoninë e diplomimit të saj në Austri deputetja Edona Bilali u zgjodh si folësja e nderit duke mbajtur fjalën hapëse të ceremonisë, një nderim që i atribuohet personaliteteve të fushës. Menjeherë pas përfundimit të studimeve deputetja e Shkodrës falë lidhjeve të saj në Austri është impenjuar që këtë program prestigjoz ta sjellë pikërisht në Shkodër. Kujtojmë që vitin e kaluar ajo së bashku me zv.Rektoren Blerta Dragusha realizuan një vizitë në Austri e cila i parapriu marrëveshjes.

Çfarë përfiton Universiteti i Shkodrës?
• Status si partner i rregullt dhe anëtar në asociacionin e programeve doktorale.
• Mundësi për përfshirjen e pedagogëve të nivelit “Profesor” si udhëheqës shkencorë.
• Hapje e menjëhershme e regjistrimeve për kandidatët e interesuar.