Në ceremoninë e 77-të të çmimeve Emmy Primetime, e mbajtur mbrëmjen e së dielës, drama psikologjike Adolescence dominoi eventin duke rrëmbyer gjashtë trofe, përfshirë edhe çmimin prestigjioz për Miniserialin më të Mirë.
Ylli i serialit, Owen Cooper, 15 vjeç, bëri histori duke u bërë fituesi mashkull më i ri ndonjëherë i një çmimi Emmy.
Ndërkohë, seriali komik i Seth Rogen, The Studio, u nderua me katër çmime Emmy gjatë mbrëmjes, duke e çuar në 13 numrin total të çmimeve të fituara mes Emmy-ve Primetime dhe atyre të Artit Kreativ.
Në kategorinë e dramës, surpriza e mbrëmjes ishte The Pitt, i cili mposhti konkurrentë të fuqishëm si Severance dhe The White Lotus, duke u shpallur Drama më e Mirë.
Megjithatë, Severance nuk u largua pa trofe, duke fituar dy çmime të mëdha për aktorët Tramell Tillman dhe Britt Lower.
Tapeti i kuq pa yje si Sydney Sweeney, Pedro Pascal dhe Jenna Ortega, të cilët tërhoqën vëmendjen e mediave me paraqitjet e tyre.